FITORJA

Kosovarët me ndërmjetës komunikojnë me botën

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Të gjitha thirrjet telefonike ndërkombëtare që vijnë në Kosovë përmes Telekomit të Kosovës tash e tutje do te “filtrohen” nga një kompani private. Me urdhër të Autoritetit Regullativ të Telekomunikimeve Elektronike dhe Postare të enjten do të nënshkruhet edhe marrëveshja mes PTK-së dhe kompanisë “Kosova Communications“, e cila do të bëjë terminimin e trafikut ndërkombëtar të thirrjeve.

Kjo kompani është licencuar nga rregullatori në vitin 2011, ndërkaq vendimi për ta obliguar PTK-në që të lidhë marrëveshje me të është publikuar më 28 gusht të këtij viti dhe ajo duhet të përmbyllet në afat prej 15 ditësh.

Uji Dea

Refik Hamiti, njëri nder udhëheqësit e kompanisë ‘Kosova Communications’ i ka thënë gazetës të hënën se gjatë javës do të vijnë në Kosovë nga Gjermania dhe do ta nënshkruajë marrëveshjen.

“Momentalisht jam në Gjermani. Të mërkurën do jemi në Kosovë. Kurse, kontrata do të nënshkruhet të enjten” ka thënë Hamiti. Ai nuk ka dashur të flasë më shumë për punën që do ta bëjë kjo kompani pas nënshkrimit të kontratës… (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.