Kosovarët marrin nën menaxhim plazhet më të mira në Sarandë e Ksamil
Gjilan – Kompleksi “Gjilani” për herë të parë ka lidhë marrëveshje turizmi gjashtë vjeçar në Jug të Shqipërisë e cila marrëveshje parasheh marrjen e disa hoteleve si në Sarandë dhe Ksamil.
Në kuadër të saj tani kosovarët kanë një pjesë plazhi të tyre nën kontroll në Ksamil e në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet të përmbushen pikat ku viti i parë do të udhëtojnë 50 punëtorë nga Kosova me kontratë sezonale duke vazhduar në vitin 2016 me një rritje të numrit të të punësuarve sezonal ku në vitin 2017 parashihet të arrihet zgjerimi i plazhit të terasave verore dhe diskoteka.
Në kuadër të këtij kompleksi parashihet që numri i të punësuarve të arrij në Ksmail deri në 200 persona.
Pronari i këtij kompleksi Labinot Xhelili thotë për rajonipress se arritja e kësaj marrëveshjeje është interes i përbashkët i të dyja palëve dhe tani kompleksi ka zyret qendrore në Sarandë dhe Hotelet në Ksamil dhe një pjesë të plazhit të menaxhuar nga kompleksi ynë do të ofrojë shërbime cilësore, siguri dhe do të arrihet që së bashku në një sistem më afatgjatë Saranda e Ksamili do të udhëhiqen nga menaxherët kosovarë.
Ndryshe për herë të parë pas grekëve, polakëve, çekëve tani në Jug të Shqipërisë depërtojnë edhe kosovarët. Projekti gjigant i quajtur “Kompleksi Gjilani” do të jetë në të mirë të gjithë kosovarëve thanë drejtuesit e saj./rajonipress/


