UBT

Kosovarët janë të zhytur në kredi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rreth 70 mijë persona kanë marrë kredi në banka të ndryshme gjatë katër muajve të parë të këtij viti.Kështu thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore dhënë për Institutin për Hulumtime “Front”.

“Bazuar në të dhënat e gjeneruara sipas Data Bazë së Regjistrit të Kredive të Kosovës-RKK, numri i kredimarrësve total (fizik dhe juridik) për katër mujorin e parë 2023 (janar-prill) është 69,709”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Vlera e kredive që janë marrë nga qytetarët nëpër bankat komerciale është mbi 1 miliardë euro.“Vlera e kredive që kanë marrë personat fizik dhe juridik në periudhën e njëjtë (janar-prill 2023) është 1,035,842,540.28 €”, thuhet më tej në përgjigje.E në rritjen e numrit të kredive thuhet se ka ndikuar rritja e çmimeve në shumë sektorë.

Ekonomisti Imer Raci thotë për iFront se është e pamundur të mbulohen shpenzimet me pagat aktuale.

Uji Dea

“Ruajtja e standardit për shkak të rritjes së çmimeve ka ndikuar në marrjen e kredive gjë që është e pamundur të mbulohen shpenzimet me pagat aktuale e që nuk i janë përshtatur Inflacionit”, tha ai.

Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit

.Hov më të madh atyre u ka dhënë pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit.