UBT

Kosovarët e investojnë kapitalin në rajon

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shumica e investimeve kosovare, si në Gjermani, Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Holandë, janë në patundshmëri, por edhe në turizëm e ndërtim. Biznesmenët kosovarë thonë se vendet fqinje kanë politika më të favorshme fiskale se Kosova.

Shumë biznese kosovare po i investojnë paratë në vende të rajonit dhe më gjerë, disa për qëllime më të mëdha përfitimi e disa për shkak se kushtet e të bërit biznes në Kosovë nuk janë të mira, prandaj e kanë zgjedhur rajonin.

Eco Higjiena

Zyrtari për informim i BQK-së, Besnik Kada, tha se investimet e rezidentëve kosovarë jashtë vendit në vitin 2013 kanë qenë rreth 17.9 milionë euro, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2014 këto investime ishin në vlerën e 5.2 milionë euro. Ai shtoi se statistikat për tremujorin e dytë ende nuk janë të gatshme. Sipas Kadës, shumica prej këtyre investimeve janë në formë të patundshmërisë, në vendet si: Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Zvicra, Holanda, etj.

Por, zyrtarët e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, në MTI, nuk kanë të dhëna për investimet që po i bëjnë bizneset vendore jashtë Kosovës. Në përgjigjen elektronike që ka dërguar kjo zyrë thuhet se kjo agjenci nuk ka të dhëna për investimet e bizneseve kosovare jashtë vendit. /KosovaSot/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.