United Hospital

Kosovarët e dënuar në Zvicër, do të vuajnë dënimet në Kosovë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shtetasit e Kosovës, të dënuar në Zvicër duhet të vuajnë dënimin e tyre në Kosovë. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për shtetasit zviceranë që kanë kryer vepra penale në Kosovë, pra, këta duhet të kthehen në Zvicër për të mbajtur burgun. Marrëveshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës që rregullon këtë çështje është miratuar sot, e martë, nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës.

Kjo marrëveshje është miratuar pa debat, me 141 vota pro, asnjë kundër dhe 40 vota të përmbajtura, kryesisht nga Partia Socialdemokrate.

Hidromorava

Komisioni juridik në kuadrin e kësaj dhome ka miratuar po ashtu këtë marrëveshje me 14 vota pro, asnjë kundër dhe 5 abstenime, shkruan nzz.ch.

Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga i ka siguruar skeptikët se nuk duhet të frikësohen se në Kosovë mund të ekstradohen të dënuarit në rastet kur atyre atje u kanoset shkelja e të drejtave të njeriut. Çështja tash i kalon në miratim Dhomës së kantoneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.