Eko Higjiena

Kosovarët dhe ndërkombëtarët tërë natën punuan në draft

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Një zyrtar i lartë ndërkombëtar në Kosovë ka deklaruar për Klan Kosovën se ishin dy arsye pse nuk u votua Gjykata Speciale në seancën e sotme në Kuvend.Zyrtari konfirmoi se sot nuk ishin siguruar votat e duhura “pro”, dhe se ka pasur mospajtime të theksuara mes vendorëve dhe të huajve mbi tekstin e ligjit për Speciales.

Mbi të gjitha, ky burim që foli me kusht anonimiteti për Klan Kosova, e konfirmoi se efektin më të madh në atë që ndodhi sot e pati vendimi i gjykatës për Rastin Drenica.

Televizioni ka mësuar se përfaqësues të BE-së kishin punuar gjatë tërë natës së kaluar me përfaqësuesit e qeverisë për të arritur një pajtim në lidhje me tekstin e draftit të dokumentit që do të vihej në votim sot në Kuvend – gjë që nuk u arrit.

Një burim tjetër nga Qeveria ka thënë se ndërkombëtarët dështuan të sjellin një version final dhe të pranueshëm të draftit për ligjin e speciales.

ARKATANA

Por, zyrtari ndërkombëtar ka theksuar se “kosovarët e dinë mirë se cilat kanë qenë komentet tona për ligjin”.

I njëjti ka thënë se nuk beson se gjykata do të votohet në fillim të javës së ardhshme.

“Ata do të presin edhe disa ditë për të parë efektet e rastit Drenica”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.