Fundamenti

Kosovarët 2.5 miliardë euro depozita

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Të hënën është shënuar 15-vjetori i Bankës Qendrore të Kosovës, ku u tha se zhvillimi i funksionit të Bankës Qendrore të Kosovës ndodhi në kohën kur pjesa më e madhe e rajonit ishin në pjesën e përfundimit të tranzicionit. Po ashtu, u tha se vlera e depozitave nëpër banka komerciale ka arritur vlerën prej 2 miliardë e 500 milionë euro derisa në vitin 2010, vlera e depozitave ishte vetëm 1 miliard e 96 milionë euro, ku për katër vjet ka arritur 20 për qind rritje.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, ka thënë se zhvillimi i funksionit të Bankës Qendrore të Kosovës ndodhi në kohën kur pjesa më e madhe e rajonit ishin në pjesën e përfundimit të tranzicionit, ku BQK-ja u tregua e vëmendshme dhe bëri përpjekje, duke mësuar nga ajo që kaluan bankat qendre të rajonit dhe zgjodhi modelin i cili u tregua i suksesshëm për zhvillimin e një sektori financiar, efikas dhe të qëndrueshëm.

“Sektori bankar i Kosovës filloi zhvillimin e tij në vitin 2000 me një kapital të bankave komerciale prej 6.2 milionë. Nga fillimet e para deri në ditët e sotme kapitali i bankave komerciale është rritur në mënyrë të vazhdueshme me 230.4 milionë në 2010 dhe 316.9 milionë në 2014, përkatësisht duke u rritur në 38 për qind vetëm në katër vitet e fundit. Njëkohësisht për disa sete të bankave komerciale në vitin 2000, ishin 103.1 milionë euro me 2010, u arrit me 2 miliardë e 455 milionë euro dhe tash ka arritur në 2 miliardë 956 milionë euro, duke u rritur për afër 20 për qind në katër vitet e fundit”, ka thënë ai.

E në anën tjetër, Thomas Goncchi, përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se sistemi bankar është stabil dhe se sistemi i depozitave është i mjaftueshëm.

Eco Higjiena

“Kemi një sistem mjaft stabil financiar vlen të përmendet veçmas përvojat e fundit, po ashtu kemi një sistem bankar likuid me depozitat financiare që janë të mjaftueshme gjithashtu rishikimi i legjislacionit aktual dhe gjithashtu puna për të vepruar në pajtim me kërkesat e marrëveshjes së Bazelit”, tha ai.

Nga ana tjetër, Robert Wright, kryetar i bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, tha se sistemi bankar në Kosovë, ka treguar performancë dhe tha se BQK-ja, ka mirëkuptim reciprok të shkëlqyeshëm me Evropën Juglindore.

“Industria bankare në Kosovë ka disa raste treguese më impresiv të performancës në Evropën Juglindore dhe patëm mirëkuptim reciprok të shkëlqyeshëm dhe bashkëpunim për transparencë ndërmjet Bankës Qendrore dhe Asociacionit të Bankave të Kosovës, asnjë nga këto të arritura nuk do të mundë të realizoheshin në këto 15 vjet të partneritetin dhe të bankave komerciale në mes Bankës Qendrore nga kjo nuk ka përfituar vetëm industria bankare por e tërë ekonomia e Kosovës”, tha ai./zeri/