RCCOLA

Kosovare Hasi në hall me profilet e rrejshme në ‘Facebook’

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja drenicase Kosovare Hasi, duket se është në hall të madh me profilet e rrejshme në rrjetin social ‘Facebook’.

Edhe ajo sikur pjesa dërmuese e këngëtarëve të skenës muzikore, është rënë pre e njerëzve që kanë hapur profile të ndryshme nëpër rrjetet sociale, me emër dhe mbiemër të saj, ndërsa ajo e ka parë të udhës që përmes profilit zyrtar, të njoftojë fansat për mashtrimet që dikush mund të bëjë në emrin e saj.

Eco Higjiena

Këngëtarja ka lutur të gjithë miqtë, që nëse kanë profile tjera me emrin e saj, miq në ‘facebook’, t’i largojnë për shkak se nuk janë menaxhim i saj, por të hapura nga njerëz që këngëtarja nuk i njeh.