Fundamenti

Kosovare Azemi, kandidatja që synon ta ndryshojë Kllokotin dhe Anamoravën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kosovare Azemi është vajza e madhe e dëshmorit të kombit Nijazi Azemi i njohur si komandant “mjekra”. Ajo ka vendosur të hyjë në garën për deputete me të vetmin qëllim që ta ndryshojë Kllokotin si komunë e re ku shqiptarët kanë mbetur më pak të zëshëm.

Edhe LDK dega në Kllokot do të kandidoj me një kandidat për deputet në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit. LDK-ja ka kandiduar, Kosovare Azemin për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, raporton rajonipress.

Vajza e madhe e dëshmorit të kombit Njazi Azemi, i njohur si komandant “Mjekra”, ka vendosur t`i hyjë garës për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kosovarja është 25 vjeçare, e martuar dhe ka të mbaruar fakultetin për Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe njëkohësisht vazhdon studimet në master në fushën e Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Europes Juglindore në Tetovë.

Hidromorava

Si një vajzë modeste dhe me tipare patriotike të babait të saj, ajo premton shumë për Anamoravën në përgjithësi dhe shprehet e bindur në fitoren e saj dhe subjektit që ajo përfaqëson.

Edhe Hasan Rashiti, kryetar i Degës në Kllokot thotë shprehet se padyshim që për qytetarët e kësaj ane, Kosovarja konsiderohet surprizë krahas kandidatëve për deputet nga rajoni i Vitisë dhe Kllokotit.

Kosovare Azemi garon në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga komuna e Kllokotit, por që për të, komunat Kllokot dhe Viti nuk janë të ndara fizikisht.

Pas kandidimit të saj zyrtar ajo shprehet për rajonipress, se do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve të rajonit të Vitisë në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. “Jam e përkushtuar për të dhënë kontributin tim në Institucionet Qendrore të Republikës së Kosovës, në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo./aziz zuka/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.