Kosovare Asllani shpërthen në kritika ndaj VAR-it: Kjo është një katastrofë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kosovare Asllani e ka përshkruar përdorimin e VAR-it në Euro 2022 si një ‘katastrofë’.

Sulmuesja 32-vjeçare u ankua para gazetarëve përpara ndeshjes gjysmëfinale të Suedisë kundër Anglisë.

Ajo kundërshtoi sasinë e kamerave VAR në përdorim në Euro 2022, veçanërisht në krahasim me numrin në funksionim gjatë një turneu për meshkuj.

“Të përdorësh 50 për qind më pak kamera në turneun tonë sesa në garën e meshkujve, kjo është një katastrofë me të vërtetë”, deklaroi Asllani.

“Vendimet nuk mund të merren me të njëjtën saktësi. Nuk është vetëm për ne, por edhe për ekipet e tjera. Ka situata ku mendoj se duhet të keni më shumë kamera, që mund të jenë vërtet vendimtare”.

Suedia ka qenë subjekt i një numri vendimesh të VAR gjatë Euro 2022, me pesë gola të anuluar nga teknologjia në katër ndeshjet e tyre.

Kjo përfshin golin e Rebecka Blomqvist kundër Zvicrës në fazën e grupeve, e cila u konsiderua si jashtë loje. Portierja Zecira Musovic më vonë pretendoi se pozicioni jashtë loje nuk ishte tërhequr në vendin e duhur.

Ylli suedez Kosovare Asllani

UBT

Kjo ankesë u përsërit më pas nga gjyqtari suedez Jonas Eriksson kur goli çerekfinal i Stina Blackstenius kundër Belgjikës u konsideruar si jashtë loje.

Trajneri i Suedisë Peter Gerhardsson iu bashkua Asllanit që kompletoin para pak javësh kalimin te Milani në kritikat e saj, duke e përshkruar situatën si “të çuditshme”.

“Më pëlqen VAR-i, mendoj se është e drejtë kur ata e kanë atë, por, nëse kemi një ndeshje ku ata bëjnë një gabim sepse tërheqin vijën në anën e gabuar dhe tani kemi dëgjuar se nuk kanë të njëjtat kamera, për mua nuk është e pranueshme”, deklaroi ai.

“Ne nuk e kemi parë vetë, por një arbitër suedez në shtëpi në një studio vuri në dukje se ata e vunë vijën gabimisht… atëherë ju jeni të paaftë në punën tuaj”.

Lexo p
“Duke folur për kamerat, nuk duhet të ketë dallim nëse është futbolli i femrave apo i meshkujve”, shtoi më tej Gerhardsson.

Suedia do të luajë kundër Anglisë në Bramall Lane këtë mbrëmje për një vend në finalen e Euro 2022.

Gjysmëfinalja e mbetur, mes Francës dhe Gjermanisë, do të mbahet nesër në stadiumin MK. /Telegrafi/