Kosovare Asllani shënon për Suedinë

Futbollistja shqiptare e kombëtares suedeze, Kosovare Asllani ka shënuar njërin nga pesë golat, atë të minutës 38.
Nikoqirja e Kampionatit Evropian në futbollin për femra, Suedia e ka deklasuar kombëtaren e Finlandës, duke e mundur me rezultatin e thellë 5:0. Me këtë fitore të realizuar në stadiumin e Gëteburg-ut, Suedia është në rugë të mirë për të mbërritur në çerekfinalen e kampionatit.
Kjo ka qenë ndeshja e tyre e dytë në kampionat ndërsa ndeshjen e parë, atë kundër Danimarkës, suedezet nuk arritjen ta fitonin, por barazuan 1:1. Në gjendjen aktuale Suedia asht si dhe Italia, ka katër pika.
Futbollistja e kombëtares suedeze, Kosovare Asllani ka shënuar njërin nga pesë golat, atë të minutës 38. 23 vjeçja nga Kosova aktualisht luan për klubin francez Paris Saint Germain.