Kosovare Asllani shënon në fitoren 8-1 të Real Madridit
Tetë fitore në nëntë ndeshjet e fundit, Real Madridi i vajzave vazhdon të shkëlqejë sezonin 2020/21.
Në ndeshjen e fundit, Reali e ka mposhtur 8-1 Espanyolin.Në këtë takim ka shënuar edhe sulmuesja kosovare, Kosovare Asllani.
Ajo po kalon nëpër një formë mbresëlënëse, pasi sot shënoi golin e nëntë pas vetëm 11 ndeshjeve.