Kosovare Asllani pas dygolëshit me Real Madridin: E lumtur që e fituam ndeshjen
Kosovare Asllani vazhdon të dëshmojë se forma e saj nga ndeshja në ndeshje po vazhdon të jetë e lartë.
Futbollistja nga Kosova ishte edhe sot protagoniste për skuadrën e femrave të Real Madridit, shkruan “Zeri.info”.
Reprezentuesja e Suedisë realizoi dy gola në ndeshjen e sotme ndaj Deportivo Abancas.
Asllani shënoi në minutat ’28 dhe ’85 për skuadrën madrilene.
Pas ndeshjes, në rrjetin social “Twitter”, Asllani shkroi:
“E lumtur që fituam në shtëpi, e lumtur që e fituam ndeshjen”.
Ndryshe, Real Madridi e fitoi këtë ndeshje me rezultat bindës, 3:0. /Zeri.info


