Kosovare Asllani në mesin e 10-të grave më të fuqishme në Suedi
Ajo ka realizuar tre gola të rëndësishme ndaj Kilit.
Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani, është zgjedhur në mesin e 10-të grave të fuqishme në Suedi.
Asllani është pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares suedeze duke dhënë një kontribut të çmuar në ndeshjet e kategorisë së femrave në botërorin e 2019-tës.
Ajo ka realizuar tre gola të rëndësishme ndaj Kilit, Tajlandës, dhe në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë, duke e fituar kështu medaljen e bronztë, shkruan Sweden.se përcjellë, albinfo.ch.
30-vjeçarja ishte edhe në mesin e të nominuarave për çmimin e “Topit të artë”, në konkurrencën e femrave në vitin e kaluar.
https://www.albinfo.ch/kosovare-asllani-ne-mesin-e-10-te-grave-me-te-fuqishme-ne-suedi/


