Kosovare Asllani ndahet me PSG-në

Futbollistja shqiptare me pasaportë suedeze, Kosovare Asllani, ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën para kohe, pas tre vjet e gjysmë me klubin francez, PSG. Asllani është autore e 45 golave në 78 ndeshje, duke qenë njëra nga lojtaret më të mira në klubin më të njohur francez.
Por, duket se ajo ka marrë vendim që pas tre vjetësh të kërkojë një sfidë të re. Ajo ka falënderuar klubin dhe tifozët për gjithë mbështetjen që ia kanë dhënë asaj që nga mbërritja e përfaqësueses suedeze në Francë.
E njohur edhe si njëra nga futbollistet më të bukura në botë, për mediet suedeze kanë deklaruar se kohët e fundit për shkak të lëndimeve nuk ka mundur të japë maksimumin, ndërkohë ajo ka vendosur të kërkojë ambient të ri. Sipas medieve suedeze, ajo dëshiron që karrierën e saj ta vazhdojë në Suedi./albinfo/