Uji Dea

Kosovare Asllani me gol dhe tri asiste kundër Sllovakisë

/ 2 minuta lexim

Kosovare Asllani ka vazhduar të shkëlqejë me fanellën e Suedisë në futbollin ndërkombëtarë.

Sulmuesja ka bërë një paraqitje shumë të mirë kundër Sllovakisë, duke shënuar një gol dhe duke bërë tri asiste.

Kosovarja aktualisht është futbollistja më e mirë në Kombëtaren e Suedisë dhe një ndër më të mirat në Evropë.

Suedia është e para në grupin F me 9 pikë, aq sa Islanda. /IndeksOnline/

Shkodran Mustafi: Po më fajësojnë edhe kur s’po luaj
Shkodran Mustafi është duke kaluar një moment shumë të vështirë që kur u transferua në Arsenal.

Fidanishtja

Ai është kritikuar shumë dhe është fajësuar si fajtori kryesorë në humbjet e Arsenalit.

Por ish-mbrojtësi i Gjermanisë ka thënë se ndonjëherë është fajësuar edhe kur nuk ka luajtur fare.

“Jam mjaft kritik për të kuptuar se kam bërë gabime. Unë gjithashtu mund të merrem me kritika të ashpra. Por kritikat janë bërë të përshkallëzuara dhe joracionale“, ka thënë Mustafi.

“Unë jam bërë shënjestër. Në një moment, njerëzit madje më fajësuan mua për një humbje në të cilën nuk kisha luajtur fare“, ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi shqiptar. /IndeksOnline/