RCCOLA

Kosovare Asllani do ta vazhdojë karrierën te Real Madridi

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kosovare Asllani pritet ta vazhdojë karrierën e saj te Real Madridi, transmeton “Zeri.info”.

Ajo do të jetë një raprej lojtareve kryesore në ekipin e ri të futbollisteve, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Së fundmi u njoftua se klubi Tacon do të shkrihet dhe do të lindë klubi i femrave të Real Madridit.

Asllani ka luajtur për Taconin dhe tani do të luajë për Real Madridin.

Eco Higjiena

Ajo ishte transferuar vitin e kaluar dhe ishte vlerësuar “galaktikja” e parë në klubin e ri të Real Madridit.

Reprezentuesja e Suedisë ka konfirmuar në rrjetet sociale se do të vesh fanellën e madrileneve. Ajo ka karrierë impresive në futboll.

Reali më 1 korrik ka konfirmuar shkrirjen e Taconit në Real Madrid./Zëri/