Mobi Casa

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, Celina drejt rikuperimit, Kastrati nuk ia del

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Seanca e 4-t me radhë e Përfaqesueses së Kosovës u mbajt nën reshjet e shiut në Qëndrën e Edukimit sportiv në Hajvali.

Pavarësisht motit të vështirë, Bernard Challandes dhe stafi i tij vazhduan planin e zakonshëm stërvitor. Risi në këtë stërvitje ishte Bersant Celina i cili u përfshni me pjesën tjetër të grupit. Ai të mërkurën u stërvit i diferencuar për shkak të një problemi të vogël fizik mirëpo duket se ka kaluar dhe pritet të jetë i gatshëm ndaj Suedisë.

Edhe në këtë seancë stërvitore u vërejt mungesa e Lirim Kastratit, i cili vazhdon të qëndroj në hotel me një program të speficikuar dhe gjasat që ai të jetë i gatshëm për Suedinë sa vijnë e bëhën më të vogla.

UBT

Pjesa tjetër e futbollistëve ishin në rregull dhe nuk ka ndonjë problem. Duke qenë seanca e 4-t stërvitore tashmë Challandes dhe stafi i tij janë futur në atë periudhën e skemave taktiko-teknike, duke i dhënë një fokus të vecantë forcës fizike të futbollistëve.

“Dardanët” të premten do të nisen drejt Suedisë ku edhe do të zhvillojnë stërvitjen e fundit, aty edhe ku do të përcaktohet përfundimisht formacioni që pritet të zbresë në fushë të shtunën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.