HW

Kosova zë vendin e parë në shtetin që ende nuk e ka njohur pavarësinë e vendit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

UBT ka arritur ta prezantojë Kosovën me 15 punime shkencore dhe një delegacion shumë të përgatitur profesionalisht në edicionin e 18-të të konferencës “TECIS 2018”, organizuar nën ombrellën e IFAC (International Federation of Automatic Control), që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit.

Si të vetmit pjesëmarrës nga Kosova, duke pasur parasysh rrethanat politike për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet, Qeveria e Azerbajxhanit ka ndihmuar në lehtësimin e procedurave për pjesëmarrësit nga Kosova.

Në këtë konferencë shpërblehen edhe shkencëtarët e rinj më të mirë dhe nga qindra punime shkencore u zgjodhën pesë më të mirat, e që në këtë listë të ngushtë ia dolën të hynin dy punime nga UBT, të realizuara nga ligjëruesit në UBT, Valmir Hoxha dhe Ines Bula, me ç’rast kjo e fundit u shpall “Shkencëtarja më e mirë e re”.
Me këtë, UBT dëshmoi jo vetëm që është pranues, por edhe partner i barabartë në dhënien e kontributit për ngritjen e vlerave shkencore në botë.

Rezultatet e arritura të UBT-së bënë që Kosova të jetë kandidat për mbajtjen e konferencës së radhës “TECIS”, teksa të njëjtën konferencë UBT e ka organizuar edhe tri herë të tjera ndër vite.

HW

Delegacioni nga UBT zhvilloi edhe disa takime me përfaqësues të universiteteve të atjeshme, me të cilët u pajtuan për fillimin e bashkëpunimeve të reja ndëruniversitare.

Deri tani, UBT ka mbi 300 institucione partnere dhe këtë mundësi e ka shfrytëzuar për të ushtruar diplomaci edhe tek vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.