Eko Higjiena

Kosova, “vrimë e zezë” investimesh

/ 7 minuta lexim
HW

Tash e disa vjet asnjë investitor serioz i huaj nuk ka ardhur në Kosovë, ndërkohë që problemi qëndron në faktin se askush nga ata nuk e investon kapitalin e vet në shtetin ku nuk ka sundim të rendit e të ligjit. Shih për këtë analistët e ekonomisë vlerësojnë se Kosova është bërë një shtet ku kemi një informalitet shumë të madh, në të cilin krimi i organizuar dhe korrupsioni janë mënyra e vetme se si punojnë pushtetarët. Kjo ngase ekonomia e vendit është tërësisht e kontrolluar dhe e menaxhuar nga nëntoka, mafio-oligarkët dhe pushtetarët e nivelit të lartë, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal.

Tash e disa vjet asnjë investitor serioz i huaj nuk ka ardhur në Kosovë, ndërkohë që problemi qëndron në faktin se askush nga ata nuk e investon kapitalin e vet në shtetin ku nuk ka sundim të rendit e të ligjit. Shih për këtë analistët e ekonomisë vlerësojnë se Kosova është bërë një shtet ku kemi një informalitet shumë të madh, në të cilin krimi i organizuar dhe korrupsioni janë mënyra e vetme se si punojnë pushtetarët. Kjo ngase ekonomia e vendit është tërësisht e kontrolluar dhe e menaxhuar nga nëntoka, mafio-oligarkët dhe pushtetarët e nivelit të lartë, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal.

Analistët përkujtojnë se edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve në vitin 2017, në Kosovë e Shqipëri, thuhet se pavarësisht legjislacionit të favorshëm investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal. Në mes tjerash, në raportin e DASH-it thuhet se investitorët e mëdhenj janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit, pas konflikteve të vazhdueshme tregtare.

Pa sundim të ligjit nuk ka investime

Analisti Nehat Emrullahu, për gazetën “Kosova Sot”, tha se indikatori kryesor i rënies së investimeve të huaja dhe mosardhja e kompanive serioze është mungesa e sundimit të ligjit në vendin tonë. Pastaj vjen edhe mosluftimi i mjaftueshëm i korrupsionit dhe krimit të organizuar nga të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës.

Ai është i mendimit se në momentin që cilado qeveri e forcon sundimin e rendit dhe të ligjit vetëm atëherë në Kosovë do të fillojnë që të luftohen këto dukuri negative dhe vetëm kur të luftohen këto të këqija që u përmendën atëherë mund të llogaritet se do të fillojmë që të kemi investime të huaja, e bashkë me to edhe kompani serioze. “Si pasojë e përmirësimit të sundimit të rendit dhe të ligjit dhe indikatorëve të tjerë, pra vetëm kur të behën këto kushte ne si shtet pritet se do të kemi një zhvillim ekonomik dhe të kemi një rritje të investime të huaja”, theksoi Emrullahu.

Bizneset ankohen për mungesë kushtesh

Nënkryetari i AKB-së, Bashkim Osmani, për gazetën “Kosova Sot” tha se gazi lotsjellës i hedhur në Parlamentin e Kosovës ka qenë njëri nga mesazhet më të këqija që ne si shtet u kemi dërguar investitorëve të huaj potencialë, të cilët edhe kanë hezituar për të investuar në Kosovë.”Fundja qëllimi i çdo investitori që vjen në Kosovë nga jashtë është përfitimi sa më i madh i biznesit të tij”, theksoi ai. “Deri më tash edhe nuk ka pasur asnjë kusht elementar që të investojnë bizneset vendore e mos të flasim për investitorët e huaj potencialë që ishin këtu. Prandaj, në rend të parë faktori vendimtarë për mosardhjen e investitorëve të huaj potencialë në Kosovë ka qenë mungesa e sigurisë për të investuar në një vend, sikurse që është Kosova, ku nuk ka pasur një stabilitet për të investuar një kompani e huaj”, theksoi ai. “Më pastaj vijnë çështje të tjera, siç janë: mungesa e luftimit të informalitetit, korrupsionit dhe ajo e krimit të organizuar, që po ashtu e kanë një pjesë tjetër të fajit që nuk kanë ardhur investitorët seriozë, pasi që as Qeveria, por as Parlamenti nuk kanë pasur një funksionim normal dhe si duhet”, potencoi Osmani. “Mbetem me shpresë se tash e tutje, pasi që Parlamenti tashmë është duke funksionuar dhe është krijuar po ashtu edhe qeveria e re, investitorët e huaj do të kenë kushte dukshëm më të mira, por edhe një siguri shumë më të madhe për të investuar te ne”, ka thënë më tutje ai. Sipas Osmanit, për ta arritur këtë qëllim qeveria e re nevojitet që të marrë modelet e vendeve të tjera, në veçanti ato të fqinjëve tanë, që i kanë joshur investitorët e huaj.

FIDANISHTJA

Politikat fiskale, të pafavorshme

Nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, afaristi Ramadan Maloku, për gazetën “Kosova Sot” tha se në mesin e top-prioriteteve kyçe të Qeverisë ‘Haradinaj’ duhet të jetë pa mëdyshje përmirësimi i situatës së funksionimit e të sundimit të ligjit, pastaj heqja e monopoleve dhe liberalizimi i plotë i ekonomisë së tregut, përmirësimi dhe rritja e luftës ndaj ekonomisë informale dhe luftës kundër korrupsionit, kompletimi i kornizës ligjore për politikat e reja fiskale me një pako të re fiskale dhe jo si ajo pakoja e dytë e qeverisë së kaluar. “Pa këto parakushte në asnjë mënyrë nuk do të ketë rritje të investimeve të jashtme, por edhe ardhje të kompanive të njohura dhe rritje të investimeve të kompanive të brendshme”, është shprehur ai. “Plotësimi i të gjitha këtyre konditave më pastaj do të ndihmonin në fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë, nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë së re, me çka edhe do të mund të kemi rritje të investimeve të huaja nga kompanitë e njohura”, ka deklaruar Maloku

Kompanitë me emër, larg Kosovës

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha për “Kosova Sot” se njëra nga arsyet kryesore se përse asnjë investitor serioz nuk ka ardhur në Kosovë viteve të fundit për të investuar dhe për të cilën pajtohen edhe ekspertët vendorë e të huaj, është korrupsioni.”Në vendin tonë ka edhe një mungesë të madhe të zbatimit të ligjit, duke mos e llogaritur këtu edhe mungesën e luftës ndaj informalitetit që po e sakatos buxhetin e vendit si edhe mosluftimin e krimit të organizuar”, potencoi ai. Sipas tij, këta janë disa indikatorë që ekonomia e vendit është tërësisht e kontrolluar dhe e menaxhuar nga nëntoka, mafio-oligarkët dhe pushtetarët e nivelit të lartë, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë komunal.

Analisti Grapci me këtë rast ka përmendur emrat e disa nga kompanive që po hezitojnë të investojnë në Kosovë. Ai tha se këto kompani janë ato për prodhimin e autopjesëve dhe celularëve, siç janë markat më të njohura: “BMW”, “Mercedes”, “Golf” 4,5,6, “Jaguar”, “Samsung”, “HTC, Huawei”, ” LG”, “Motorola”, “Nokia” etj.

Analisti Florim Rudhani ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se kompanitë serioze nga bota e jashtme nuk e rrezikojnë kapitalin e vet për të investuar në një vend ku ka mungesë të zbatimit të ligjit, ka shkallë të lartë të informalitetit, korrupsion të lartë dhe me një prezencë të haraçit, si kushtëzime për realizimin e investimeve. “Nuk duhet fare që të çuditemi se përse nuk kemi investime të kompanive serioze në një shtet ku në vend të ligjit funksionon anarkia, prandaj për këta indikatorë kam frikën se vendi ynë do ketë pasoja edhe në vitet në vazhdim, sa u përket investitorëve të huaj”, theksoi Rrudhani.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.