UBT

Kosova, vendi më i varfër në rajon

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti 2014 sërish do e gjejë Kosovën si shtetin më të varfër në rajon. Sipas raportit më të ri të Bankës Botërore, 10.2 për qind e qytetarëve kosovarë jetojnë në varfëri ekstreme.

BB ka vlerësuar po ashtu se, në Kosovë vazhdon vartësia e lartë nga transferimet e parave nga jashtë, ndërsa sektori financiar është i qëndrueshëm. Por ndërsa për depozitat bankare BB konsideron se janë solide, kreditë janë reduktuar.

Në raportin e saj mbi zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore, “Rimëkëmbja e ngadaltë”, Kosova parashihet që në vitin 2014 të ketë një rritje ekonomike solide, por të pamjaftueshme për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Diçka e tillë është e jetike për Kosovën. Krijimi i një klime më të mirë për thithjen e investimeve, krijimi i një stabiliteti jo vetëm ekonomik fiskal, që është kyç, por edhe një lloj stabiliteti ekonomik do të thosha i një imazhi pak më të mirë në botë, që investitorët e huaj që kanë ardhur në rajon të mos kenë frikë të vijnë edhe në Kosovë”, ka deklaruar Agim Demukaj, ekonomist i zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë, transmeton TCH.

ARKATANA

Raporti nxjerr në pah se të hyrat buxhetore nuk shkuan sipas planit, por se shpenzimet buxhetore janë shkurtuar. Nga ana tjetër, deficiti fiskal mbetet nën kontroll, pra zbatohen rregullat fiskale.

Për eksportin, BB vlerëson se është rritur në vitin 2013, ndërsa disa importe, kryesisht produkte ushqimore, po zëvendësohen. Sfidat kryesore në vend, sipas këtij raporti ende mbeten papunësia e lartë, mospjesëmarrja në tregun e punës dhe varfëria e lartë, më e larta në rajon.

Rekomandohet që vendet e Evropës Juglindore duhet të vazhdojnë të kenë prioritet forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe politikave që nxisin produktivitetin dhe amortizojnë çrregullimet e jashtme, etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.