UBT

Kosova, vend i origjinës së ekstremistëve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kosova nuk po shfrytëzohet shumë si një vend transit për luftëtarë të huaj, terroristë apo ekstremistë, por fatkeqësisht është një vend i origjinës së një numri të madh të pjesëmarrësve të ISIS-it. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, duke shtuar se numri i përgjithshëm i kosovarëve të identifikuar si pjesëmarrës në luftëra në Siri dhe në Irak arrin në rreth 300.

Prej tyre më shumë se 40 tashmë janë deklaruar si të vrarë. “Për një shtet si Kosova, ky është një numër i madh i pjesëmarrësve”, ka pohuar Hyseni, duke shtuar se megjithatë Kosova është vendi që ka bërë progresin më të madh, jo vetëm në rajon, por edhe në

ARKATANA

Evropë me adresimin e çështjes së ekstremizmit në përgjithësi.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ministri i Brendshëm i Kosovës ka folur edhe për rrezikun që po i kanoset vendit nga sulmet e mundshme terroriste, arrestimin e pesë të dyshuarve te liqeni i Badocit, themelimin e Gjykatës Speciale, etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.