Kosova urgjentisht të aplikojë në Këshillin e Evropës!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pas themelimit të Gjykatës Speciale, Kosova duhet urgjentisht të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në mënyrë që të hyjë nën juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kjo është e domosdoshme meqë të akuzuarit e mundshëm të Speciales të mundë të ankohen në Gjykatën Evropiane. Kështu ka thënë ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj, në një intervistë të dhënë gazetës “Zëri”.

Mobi Casa

Ajo ka komentuar themelimin e Gjykatës Speciale dhe procedurat në vijim me të cilat do të përballen të pandehurit dhe Kosova si shtet, nëse Kosova ka mundur apo jo ta parandalojë themelimin e Gjykatës, etj. /Zëri/