Uji Dea

Kosova ua lehtëson procedurat për leje qëndrimi shqiptarëve të Luginës së Preshevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka marrë vendim për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin e shtetasve të huaj, shkruan Gazeta Express.

MPB-ja njofton se ministri në detyrë, Ekrem Mustafa, ka nënshkruar udhëzimin administrativ lidhur me këtë vendim.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për Procedurën dhe Kriteret e Lëshimit të Lejes së Qëndrimit për të Huajt. Ky vendim do të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Republikën e Kosovës për shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë. Me anë të këtij vendimi, këta qytetarë nuk do të aplikojnë çdo vit, siç kanë bërë deri më tani, por vetëm një herë në pesë vite”, thuhet në komunikatë.

Mobi Casa

MPB-ja njofton se ky vendim do t’ua lehtësojë qytetarëve të Luginës së Preshevës që të pajisen me leje qëndrimi.

“Ky vendim do të u lehtësoj edhe qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të pajisen me leje qëndrimi. Ministri Mustafa zotohet se do të vazhdoj përkushtimin e tij që të gjithë shtetasit e huaj pa dallim mund të aplikojnë dhe të pajisen me leje qëndrim përmes plotësimit të kritereve që janë përcaktuar më këtë Udhëzim Administrativ”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.