Fundamenti

Kosova ua ‘hap dyert’ kriminelëve serbë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Politikanë dhe ish-udhëheqës të forcave policore e ushtarake serbe që dyshohen për krime ndaj civilëve shqiptarë në vitet 1998-1999, po rikthehen në Kosovë, pa i penguar askush. Disa me leje e të tjerë pa leje, Kosovën e kanë shndërruar në poligon të fushatave elektorale e politike. Derisa pushtetit nuk i bëjnë përshtypje këto vizita, opozita dhe analistët politikë i konsiderojnë cenim të integritetit të vendit.

Ish-gjeneralët serbë dhe drejtuesit e dikurshëm të institucioneve të dhunshme serbe po hyjnë e po dalin nga Kosova pa i “parë” askush.

Dikush me leje të Qeverisë së Kosovës e disa të tjerë edhe pa të, po rikthehen për të parë atë që kishin djegur 17 vjet më parë, e po ashtu për t’i vizituar vendet ku janë varrosur të vrarët nga urdhrat e tyre.

I fundit nga ta ishte gjenerali famëkeq Millovan Bojoviq, i cili mbahet mend nga shqiptarët e rajonit të Llapit, si urdhërdhënësi për vrasjen e qindra shqiptarëve, djegien e mijëra shtëpive shpërnguljen e mijëra të tjerëve.

Fundamenti

Në vitet ’98-‘99, Bojoviq ishte gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe njëri nga miqtë më të ngushtë të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

Nga forcat serbe në rajonin e Llapit u vranë 499 shqiptarë.

Ai hyri e doli nga Kosova sikurse edhe disa gjeneralë të tjerë, përshirë edhe Lubisha Dikoviq, shefi i ushtrisë serbe dhe shumë të tjerë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.