KKVITI

Kosova U19 zhvilloi dy ndeshje miqësore me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kombëtarja e Kosovës U19 ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me njomakët e Shqipërisë, këto dy ndeshje kanë shërbyer për të parë nga afër formën e futbollistve.

Ndeshjen e parë, “Dardanët” e kanë zhvilluar në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ku kanë pësuar me rezultat 3-1.

Në një ndeshje të baraspeshuar, Kombëtarja e Shqipërisë ishin më të vëmendshëm duke dalë fitues nga ky ballafaqim.

FIDANISHTJA

Dy ditë më vonë, Futbollistët e Kosovës kanë zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kushte tejet të vështira pasiqë tërë kohën kishte reshje të mëdha të shiut.

Kombëtarja “kuq e zi” e Shqipërisë, arriti të triumfoi me rezultat 4-1 në një fushë të mbuluar me ujë.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, lidhur me këto dy ndeshje të zhvilluar ka theksuar.
“Ishin dy ndeshje të mirëseardhura më vëllezërit tanë nga Shqipëria, të cilët në dy ndeshje ishin më të vëmendshëm se ne, qëllimi ynë në këto përballje ka qenë ti sprovojmë të gjithë futbollistët të cilët i kemi në dispozicion. Në këto dy ndeshje ne më tepër kërkuam variantet tona të cilat do
ti zbatojmë gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ne me këtë pjesë të futbollistëve të kësaj gjenerate do të bëjmë çmos që të koordinohemi dhe t`i përzgjedhim më të mirët pasiqë kemi kohë t`i mbajmë edhe disa grumbullime të futbollistëve gjatë muajve të ardhshëm për ta parë nga afër edhe disa futbollist të tjerë”, përfundon Krasniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.