United Hospital

Kosova U19 për herë të dytë radhazi fituese e “Roma Caput Mundi” në Itali

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Djelmoshat e përzgjedhësit të Kombëtares U19 të Ramiz Krasniqit me shumë dinjitet sportiv e kulturë të lartë sportive, kanë arritur të jenë fitues i turneut të madh futbollistik “Roma Caput Mundi” në Itali, duke e mposhtur në finale Lazio-U19 me rezultat 2-1.

Kombëtarja e Kosovës me përzgjedhësin e saj, Ramiz Krasniqi këtë sukses e kishte arritur edhe në vitin 2020 kur ishte shpallur fituese, ndërsa në vitin 2021 kjo garë prestigjioze nuk është mbajtur për shkak pandemisë COVID 19.

Kombëtarja e Kosovës rrugëtimin e saj në këtë turnirë prestigjioz e filloi duke mposhtur Italia LND 2-1.

Hidromorava

Në ndeshjen e dytë pas rezultatit të barabartë me Abbruzzos me penallti e mposht me rezultat 5-4, në ndeshjen e tretë ishin më shumë më të mirë se Kombëtarja e Greqisë duke e mposhtur 3-1, ndërsa në finale ka mposhtur Lazion U19 me rezultat 2-1 me golat e Jasharit e Burrutit.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, ka theksuar se djelmoshat e tij kanë treguar cilësi dhe kulturë të lartë sportive. “Ishte një turne shumë pozitiv. Kemi zhvilluar katër ndeshje për pesë ditë dhe kryesisht kemi luajtur më futbollist titullar për të parë më afër formën e tyre. Në këtë turne kemi treguar futboll cilësor, ishte një turnirë shumë kualitativ. Të dalluar nga ne ishin 13 futbollist të cilët e kanë arsyetuar fanellën, ndërsa ata që kanë pasur hapësirë më të vogël në ndeshje do të kenë mundësi në rastet tjera të dëshmojnë kualitetin e tyre”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.