Kosova U19 në ndeshjen vendimtare pëson ndaj Sllovenisë
Përfaqësuesja e Kosovës U19, pas dy barazimeve me Austrinë dhe Hungarinë të cilat i zhvilloi pa gola, në ndeshjen vendimtare në garat kualifikuese për Kampionatin Europian, ka pësuar ndaj Sllovenisë me rezultat 1-4.
Edhe pse ishin disa opsione se Përfaqësuesja e Kosovës mund të kualifikohet së paku edhe me një barazim, në qoftëse Hungaria mposhtë Austrinë, mund të kualifikohet në Elite Round, Hungaria ka mposhtur Austrin me rezultat 2-1 ndërsa Kosova nuk arriti rezultat pozitiv dhe kështu merr fund kualifikimi për ne Europian.
Futbollistët e Kosovës me lojën që treguan nuk kanë merituar një humbje të tillë.
Sllovenët shënuan në minutat e fundit të pjesës së parë në atë 40-të Aljosa Matko shënon nga penaltia, ndërsa dy minuta më vonë Nik Prelec mbyll pjesën e parë me rezultat 2-0.
Djelmoshat e Përzgjedhësit Ramiz Krasniqi arrijnë të zbusin epërsinë nëpërmjet Gentrit Limanit në minutën e 54.
Dy minuta më vonë edhe njeher Aljosa Matko shënon duke ngritë epërsinë në 3-1.
Sulmuesi Matko i cili sot shënoi het-trick, takimin e vulosi në minutën e 88-të, duke ju shuar ëndrrat futbollistëve të Kosovës për garat Elite Round.
Në formacionin e Kosovës ndeshjen e zhvilluan këta futbollist: Gashi, Pllana, Vitia, Maloku, Sadriu, Krasniqi, Limani, Krasniqi, Pajaziti, Tolaj e Rugova.
Në garat Elitë Round nga grupi i 7 kualifikohen Hungaria e Sllovenia./rajonipress/


