Kosova U19 ndan pikët me Austrinë
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll, në shtetin e Hungarisë ka zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Djelmoshat e Përzgjedhësit, Ramiz Krasniqit, në ndeshjen e parë kanë ndarë pikët me Përfaqësuesen e Austrisë me rezultat të bardhë 0-0.
Futbollistët e Kosovës gjatë 90 minutave dëshmuan lojë të mirë, e në shumë momente ishin më të mirë se kundërshtari i tyre.
Përzgjedhësi i Kosovës U19 Ramiz Krasniqi ka startuar me këtë përbërje: Gashi, Celina, Vitia, Maloku, Pllana, I.Krasniqi, Limani, K,Krasniqi, Rugova, Tolaj e Pajaziti, në pjesën e dytë janë aktivizua edhe Memaj, Merlaku, e Sadriu ndërsa nga loja janë larguar Pajaziti, Tolaj e Pllana.
Futbollistët e Kosovës përballjen e dytë e zhvillojnë me 13 tetor ndaj Hungarisë./rajonipress/

