United Hospital

Kosova U19 ka kaluar në “Main Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Poreçi 2023” në futsal

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas barazimit 3:3 me Gjermaninë në ndeshjen e parë, Dardanët e drejtuar nga Suad Keçi kanë shënuar fitore kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat 6:3, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup.

Ky duel solli lojë tejet interesante dhe dramatike, sidomos në pjesën e dytë. Në 20 minutat e para ishte ekipi i Maqedonisë së Veriut që u tregua më efikas, duke realizuar dy herë.

Shifrat i zhbllokoi Jusuf Josifovski, në minutën e 9-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Igor Skeoarovski, në minutën e 18-të. Megjithatë, në pjesën e dytë Dardanët patën paraqitje të shkëlqyeshme, duke përmbysur rezultatin me golat dy gola të Blend Krasniqit (29’ e 31’) dhe nga një gol të Jetnor Kabashit (21’) dhe Ideal Abdullahut (32’).

FIDANISHTJA

Vendasit arritën ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 34-t nga penalltia përmes Bojan Janev 34′, mirëpo festën e Dardanëve e konfirmuan Jetnor Kabashi, me golin e tij të dytë, në minutën e 37-të dhe Blend Bajraktari me golin e minutës së 39-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 6:3.

Kësisoj, Kosova U19 prej 21 deri më 26 mars do t’i luajë ndeshjet kualifikuese të fazës ‘Main Round’, ku në Grupin 3, krahas Portugalisë nikoqire janë edhe Sllovakia dhe Bjellorusia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.