Kosova U19 fituese e turneut të madh të futbollit “Roma Caput Mundi”
Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll, me Përzgjedhësin e saj Ramiz Krasniqin dhe me lojtarët vendor kanë bërë që të ndihemi krenar, pasiqë ata janë fitues të turneut të madh të futbollit “Roma Caput Mundi” i cili është mbajtur në shtetin e Italisë.
Kombëtarja e Kosovës U19 nuk e kishte aspak lehtë të ngadhënjen në këtë turne të futbollit, në takimin e parë ata janë takuar me Frosinonen duke përmbyll ndeshjen me rezultat të barabartë 1-1 pas ekzekutimit të penaltive “Dardanët” ishin më të mirë duke fituar ndeshjen me rezultat 3-2, golin e vetëm në këtë takim e shënoi Dhurim Zhuri.
Në ndeshjen e dytë futbollistët e Kosovës kanë mposhtur Greqin me rezultat 1-0 me golin e Venhar Hysenit, i cili është futbollist i Ramiz Sadikut.
Në ndeshjen e tretë përzgjedhësit e Ramiz Krasniqit, 90 minutat e ndeshjes i kanë përfunduar me Lazion me rezultat 2-2, golashënues ishin Ardit Tahiri i 2 Korrikut e Redon Ismajli i SC Gjilanit, pas ekzekutimit të penaltive fitorja ju ka takuar Kombëtares së Kosovës me rezultat 4-1.
Kosova ne finale është ndeshur me Moldavin e cila ishte e para në Grupin B, gëzimin tek “Dardanët” e sjell futbollisti Ardit Tahiri i cili në minutën e 90-të, ka shënuar duke bërë që futbollistët Kosovar të jenë fitues të Kupës mjaft prestigjioze “Roma Caput Mundi”.
Përzgjedhësi i Kosovës, Ramiz Krasniqi, i cili me dy grumbullime me këtë kategori të futbollistëve triumfoj në këtë turne, deklaroi.
“Kjo është fitore e talenteve të djelmoshave të cilat luajnë në skuadrat e Kosovës, ata treguan disiplinë e kualitet treguan dëshirë të madhe për fitore dhe e arritëm këtë qëllim”.
Zyrtari i FFK-së, Naser Ajeti, i cili për herë të parë arriti të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në emër të FFK-së, ishte mjaft i lumtur me këtë triumf.
“Jam shumë krenar që jam pjesë e këtyre talenteve, ata treguan kulturë të lart sportive dhe dëshirë të madhe për fitore, meritë e veçantë është edhe përzgjedhësit Ramiz Krasniqi i cii ka bërë një punë të madhe për një kohë të shkurt me këta talenta”./rajonipress/


