ARKATANA

Kosova U19 bën histori në Austri, kualifikohet në “Elite Round”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U19 nga tri ndeshjet e zhvilluara në shtetin e Austrisë të vlefshme për eliminatorët për Kampionatin Evropian të futbollit i cili do të mbahet në Finlandë në vitin e ardhshëm ka shënuar dy fitore kësaj radhe viktimë e djelmoshave të Përzgjedhësit Ramiz Krasniqit ishin Kombëtarja e Lituanis e cila u mposht me rezultat 3-0.

Përfaqësuesja e Kosovës e cila bënte pjesë në Grupin e 6 së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Lituanin është renditur në pozitën e dytë me 6 pikë, Stadiumi Burgerau në Saalfooen të Austrisë ishte arenë e gëzimit dhe të lotëve të gëzimit duke e bërë futbollin e Kosovës krenar që në historikun e saj për herë të parë të merr pjesë në Kampionatin Evropian nga të gjitha kategoritë e futbollit

Djelmoshat e Ramiz Krasniqit edhe njëherë treguan se puna e bërë në grumbullimet e Përzgjedhësit të Kosovës U19 Ramiz Krasniqit është bërë në mënyrë kualitative edhe pse në kushte të vështira në disa momente

UBT

Viktimë e futbollistëve të Kosovës kësaj radhe ishin futbollistët nga Lituania e cila u mposht me rezultat të thellë 3-0 ne këtë ballafaqim u tregua cilësi e lartë e futbollistëve ndërsa edhe njëherë trim i kësaj ndeshje ishte talenti i madh i futbollit të Kosovës futbollisti i Dritës së Gjilanit Leutrim Kryeziu i cili shënoi dy gola

Serinë e golave e hapi Kryeziu në minutën e 27 duke sjellë emocione të mëdha, ky gol sikur ju dha krah futbollistëve, Kryeziu në fillim të pjesës së dytë në minutën e 48 u kujdes edhe për golin e dytë të cilin e shënon nga pika e bardhë, ndërsa fatin e këtij takimi e vulos dy minuta më von Gentrit Limani duke i dhënë nokdaun skuadrës mysafire.

Përfaqësuesja e Kosovës kualifikohet në garat e mëtutjeshme në “Elite Round”, ku do të formohen katër grupe , me nga katër skuadra të cilat do të jen mjaft të forta, por ky kualifikim për futbollin e Kosovës është një përkushtim më i madh që të punohet në mënyrë cilësore me njerëz kualitativ./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.