Eko Higjiena

Kosova t’i shfrytëzojë mesazhet e samitit të Triestes

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mesazhet e Samitit të Triestes janë që Kosova duhet t`i shfrytëzojë sa më shumë që të përfitojë politikisht dhe ekonomikisht, thonë analistë të këtyre fushave. Ata shtojnë se, me gjithë problemet që ka nga mosnjohja e disa shteteve të BE dhe Ballkanit, vendi duhet të krijojë projekte konkrete, për të përshpejtuar rrugën e integrimit.

Kosova duhet të punojë shumë që në Samitin e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojë mundësinë e njohjes nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian.

Kështu, mendon njohësi i çështjeve politike, Avni Mazreku.

Ai thotë se për të qenë palë e barabartë në aspektin integrues, Kosova duhet të njihet edhe nga dy shtetet e Ballkanit, Serbia dhe Bosnja.

Mobi Casa

Avni Mazreku, Njohës i çështjeve politike Samiti i Ballkanit Perëndimor, tha se është vazhdimësi e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se projektet infrastrukturore, janë lidhje më e mirë e integrimit evropian.

Në aspektin tjetër, atë ekonomik, kryetari i Odës Ekonomik Safet Gërxhaliu, thotë se Samiti nuk do t`i zgjidhë problemet me shkop magjik, por me projekte konkrete. /rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.