UBT

Kosova t’i përmbushë kushtet për liberalizim të vizave

/ 1 minutë lexim

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Stefan Fyle, në seancën plenare të Parlamentit Evropian (PE) ka thënë se Kosova duhet të plotësojë disa kushte paraprake për të përfituar liberalizimin e vizave.

Ai gjithashtu, tha se Serbia duhet të stabilizojë marrëdhëniet me Kosovën, në mënyrë që të bëjë përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Uji Dea

Ndërsa eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, ka thënë se BE-ja duhet të bëjë të pamundurën që edhe Kosova të hyjë në zonën “Shengen”. Pjesa më e madhe e eurodeputetëve u shprehën se është e rëndësishme të çojnë përpara marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton “Epoka e re”.

Eurodeputetët e kanë përshëndetur dialogun Prishtinë-Beograd dhe të arriturat në këtë proces. Kësaj radhe kishte shumë deputetë, të cilët kërkonin njohjen e Kosovës nga 5 shtetet anëtare që nuk e kanë bërë këtë, duke thënë se pavarësia tashmë është realitet. Disa deputetë të PE-së kërkuan që Serbia të heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj. /Telegrafi/