UBT

Kosova synon ta ruajë zinxhirin komandues policor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Për tri ditë më radhë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel janë mbajtur takimet e radhës të grupit punues për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht për çështjet e sigurisë.

Temë kryesore e këtyre takimeve, sipas një njoftimi të Qeverisë, thuhet të kenë qenë Plani i integrimit të individëve të komunitetit serb nga pjesa veriore e Kosovës të cilët duan të integrohen në strukturat e Policisë së Kosovës si dhe plani mbi vazhdimin e konsolidimit të Drejtorisë së Policisë së Kosovës për pjesën veriore.

RCCOLA

”Në kuadër të kësaj agjende pala jonë edhe një herë ka shpalosur aspektin ligjor dhe rregullativat në fuqi të Kosovës për rekrutimin e individëve në Policinë e Kosovës e më pas është folur për kriteret dhe modalitetet e këtij integrimi të mundshëm. Gjithashtu gjatë këtyre takimeve është biseduar për afatet kohore sipas Planit të Integrimit të përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, i cili përfshin edukimin e vazhdueshëm përkatësisht trajnimin që organizon Policia e Kosovës në Akademinë në Vushtrri për policët e rinj të cilët do të integrohen në radhët e saj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë (Tribuna).