Fundamenti

Kosova synon njohjen, Serbia ndarjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në fazën përmbyllëse të dialogut Prishtina dhe Beogradi po shkojnë me qëndrime diametralisht të kundërta. Analistët vlerësojnë se pala kosovare duhet të përqendrohet te marrëveshja finale për normalizim të marrëdhënieve dhe në njohjen reciproke, përderisa eksponentë të lartë të Qeverisë serbe haptazi po e mbështesin idenë e ndarjes së Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Muajt në vijim do të jenë vendimtarë për të ardhmen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Kjo pasi së shpejti pritet të nisë faza finale e këtij procesi, për të cilin tashmë është thënë se do të përfundojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në fazën finale duhet të ketë një angazhim të theksuar nga pala kosovare në mënyrë që kjo fazë të përmbyllet me njohje reciproke, shkruan më tutje “Zëri”.

United Hospital

Megjithatë, sipas tyre, Kosova nuk guxon në asnjë rrethanë ta pranojë ndonjë kompromis në këmbim të njohjes nga Serbia.

Përkundrazi, siç janë shprehur ata, vendi tashmë ka bërë shumë kompromise e të cilat shumë herë nuk kanë qenë të favorshme për Kosovën.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës kanë konsideruar se para fazës përmbyllëse të negociatave me Serbinë duhet fillimisht të arrihet një konsensus i brendshëm, të hartohet një platformë dhe në krye të delegacionit të vijë një person i cili arrin ta krijojë një unitet rreth këtij procesi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.