KKVITI

Kosova sot i bëri 100 euro, por sa janë pensionet në vendet tjera

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pensioni minimal në Kosovë, tash e tutje do të jetë 100 euro. Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, raporton Express.

Sipas një infografike të publikuar në nëntor të vitit të kaluar nga REL, në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi.

Deri sot, në vendin tonë pensioni minimal ka qenë 90 euro, kurse ai maksimal 627 euro.

Në Maqedoninë e Veriut, pensioni minimal është 170 euro derisa pensioni maksimal është 938 euro.

Mobi Casa

Pensionet maksimale në shtete e tjera shkojnë mbi 1mijë euro.

Në Mal të Zi, pensioni maksimal është 1 mijë e 100 euro, e minimali 147 euro.

Pensionin maksimal më të lartë nga këto shtete e ka Serbia, apo 1 mijë e 258 euro. Ndërkohë, ai minimal është 136 euro.

Në Bosnjë e Hercegovinë, pensioni minimal është prej 160 apo 212 euro, kurse maksimal sillet rreth 1 mijë e 90 euro./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.