Kosova s’mund të krijojë qeveri teknike
Kusari-Lila mohon ofertën për kryeministre të Kosovës, ligjet e Kosovës nuk e mundësojnë krijimin e një qeverie teknike. Emri i Mimoza Kusari-Lilës u lakua për pozitë të kryeministres së Kosovës në krye të një qeverie teknike.
Kjo pasi që vetë kryetarja e Alternativës, propozoi një ekzekutiv të tillë në mënyrë që vendi të shpëtojë nga kriza aktuale.
Por Kusari-Lila mohon të ketë marrë një oferta nga PDK. Madje ajo thotë se as nuk ka kontaktuar fare me këtë parti, raporton T7.
Edhe partia tjetër nga radhët e opozitës, Lidhja Demokratike e Kosovës bën me dije se nuk inkuadrohet në qeveri teknike. Ky subjekt thotë se pranon të hy në qeveri vetëm nëse ajo është gjithëpërfshirëse.
Kurse në Partinë Socialdemokrate thonë se nuk hynë në qeveri me Partinë Demokratike të Kosovës. E as nuk bëhen pjese e një qeverie që e largon taksën njëqind për qind.
Ndërkohë qeveria teknike duket të jetë e parealizueshme në Kosovë.
Sipas ligjeve në Kosovë janë dy mënyra të veprimit pas dorëheqjes së qeverisë. Njëra është shpallja e zgjedhjeve të menjëhershme e tjetra propozimi i një kandidati për kryeministër nga presidenti i Kosovës.

