Uji Dea

Kosova s’mund ta ketë bursën e vet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Kosova nuk ka kapacitete ta zgjerojë tregun e kapitalit dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes tregut rajonal.

Kështu ka vlerësuar në një bisedë për gazetën Tribuna, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza. Ai ka thënë se Kosova është treg i vogël për të pasur bursë të saj. Sipas tij, asnjë shtet i rajonit nuk mund të ketë bursë.

Eco Higjiena

“Ka pas përpjekje edhe në vende të tjera që të zhvillohen bursa, mirëpo duhet kuptuar se të gjitha vendet e Ballkanit janë vende të vogla. Duhet kuptuar se në treg duhet me pas kush shet dhe kush blen. Ne do të mendojmë në kontekst më të gjerë sesa vendet veç e veç”, ka thënë ai. Hamza ka njoftuar se edhe shtetet e rajonit janë të pajtimit që i gjithë rajoni duhet ta ketë një bursë të përbashkët.

“Perspektiva është që të kemi treg të përbashkët të bursave. Ka pas iniciativa nga disa shtete që të bëjnë bursat individualisht dhe është vërejtur se është vështirë me funksionuar. Tash të gjitha vendet e këtij rajoni kanë ardhur në përfundim se është e mirë një gjë më e gjerë dhe më e përbashkët”, ka thënë Hamza. Duke folur për tregun e letrave me vlerë, guvernatori Hamza ka thënë se ka zhvillime pozitive në këtë drejtim.