Kosova s’ka të drejtë ta shpall non-grata zyrtarin rus të UNMIK-ut, Ibishi: Ka imunitet nga OKB-ja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të premten e ka shpallur non-grata një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut.Por ky veprim po konsiderohet i ngutshëm, nga njohës i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ai i tha Ekonomia Online se zyrtarët e UNMIK-ut dhe ata të EULEX-it kanë imunitet, nga Kombet e Bashkuara e Bashkimi Evropian.Prandaj sipas tij, Kosova nuk ka të drejtë që të marrë vendime të tilla dhe se duhet të kihet shumë kujdes.

Të drejtë për të shpallur një person non-grata, thotë ai Kosova ka vec në rastet kur i njëjti është zyrtar i një shtetit përkatës, por jo përfaqësues i misioneve si UNMIK e EULEX.“Këtu është pak një dallim, duhet të jemi të kujdesshëm të mos ngutemi në kuptim të asaj. Ne kemi të drejtë non-grata shembull persona të përfaqësisë diplomatike apo të delegohen në Kosovë, siç ishte rasti me dy zyrtarë apo diplomat rus që ishin në zyrën e Federatës Ruse në Kosovë, aty kemi të drejtë”.

“Mirëpo kur ka të bëjë me personelin e EULEX-it, UNMIK-ut duhet të jemi të kujdesshëm dhe normal aty duhet konsulta për arsye se ata e kanë një imunitet edhe të Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht diplomatik, por edhe të Bashkimit Evropian ne këtë rast nëse flasim për EULEX-in”.Ibishi thotë se duhet që të ketë konsultim për këso vendimesh, e sidmos tash kur Shqipëria është anëtare e OKB-së me mandat dyvjeçar, duke kërkuar që mos të bëhen gabime fillestare, ngase Rezoluta 1244 është ende në fuqi.“Pra në këtë kuptim duhet pak një konsultë të bëhet, fatmirësisht Shqipëria tash është edhe kryesuese dy vitet e ardhshme pra nga data 4 tek Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara andaj kemi tash dyert e hapura të konsultohemi të mos bëjmë gabime fillestare dhe në këtë qasje”.

“Edhe pse realisht bëhen përfaqësuesit apo zyrtarët e UNMIK-ut, por edhe sisa të tjerë të Federatës Ruse por edhe të tjerë kanë bërë shkelje të rënda, mirëpo ato duhet të dërgohen në rrugë të mirëfillta çoftë mes Kombeve të Bashkuara adresimi, të kërkohet shkarkimi apo largimi i tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe nga aspekti i Rezolutës 12/44 që fatkeqësisht ende është në fuqi”.Kur foli për ardhjen e njëzet policëve ushtarak të Gardës Kombëtare të Kentuckyt nga ShBA-ja të specializuar dhe trajnuar për mbrojtje, anti-terrorizëm, siguri zonale dhe operacione policore inteligjente, ai tha se kjo është shenjë pozitive në aspektin e sigurisë së përgjithshme.

Sipas tij, ardhja e këtyre trupave duhet që të shoqërohet edhe me veprime në terren nga institucionet si dhe bashkëpunim me shtetet fqinje.“Unë e shohë shumë të domosdoshme sepse ne jemi në Aleancën Globale të luftimit të terrorizmit në krye të secilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ata kanë praktika të shkëlqyeshme dhe neve na udhëzojnë se si të organizohemi, jo në aspektin sektorial, por edhe në aspektin e përgjithshëm të sigurisë se di duhet të kundërvihemi çështjes së luftimit të terrorizmit modern, i cili realisht po pëson ndryshime për kundër asaj që është mund në fushëbetejën në Irak dhe në Siri, por ai mund të transformohet në forma”.“Me realisht me ardhjen trupave amerikane do të konkretizojmë edhe politika, por edhe veprimet në teren, bashkëpunimi që është i domosdoshëm jo brenda shtetit, por edhe me shtetet fqinje në rajon, por edhe në aspektin global këmbimit të informacionit të dhënë që është i domosdoshëm në parandalim, por edhe në luftimin e terrorizmit”.

Një zyrtar ndërkombëtar brenda UNMIK-ut, ka bërë të ditur se zyrtari rus i UNMIK-ut, Andrey Nikolaevich Antonov, i cili u shpall “non grata” nga Republika e Kosovës, ka qenë i ngarkuar me punë në degën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe po ushtronte presion mbi strukturat politike serbe për të ndërmarrë veprime radikale.

Përderisa Rusia pret që OKB-ja të marrë masa lidhur me vendimin e Kosovës, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova.

Kurse të dielën, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric deklaroi se UNMIK-u s’ka pranuar asnjë komunikim zyrtar nga institucionet e Kosovës për këtë vendim.Po atë ditë, Sharr Jakupi, shef i stafit në MPJD, shkroi se kjo ministri e kishte njoftuar UNMIK-un për vendimin.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS