RCCOLA

Kosova s’ka punëtorë as për “ilaç”

/ 1 minutë lexim

Mungesa e punëtorëve çdo ditë e po bëhet më evidente.

Ekipi i lajmi gjatë ditës së sotme qëndroi në shumicën e lagjeve të kryeqytetit, për të parë nga afër numrin e punëtorëve ekzistues dhe atyre që kërkohen.

Një prej arsyeve është fakti se thuhet që në Rrugën B, ka punëtorë që presin punëdhënës, por që gjatë ditës nuk u rastis asnjë i tillë.

RCCOLA

Jo vetëm te lagjja e lartëcekur apo kudoqoftë në Prishtinë. Në secilin qytet tashmë është më se e vërejtshme që punëtorë thjesht nuk ka, madje as për punë elementare e ato të domosdoshme.

Bizneset i kanë vetëm dy rrugë. Përmirësim të kushteve ose sjelljen e tyre nga jashtë. Këtë të fundit veçse kanë filluar ta bëjnë.

Shpeshherë ka zëra për një empati negative sa i përket kësaj çështjeje, megjithatë letrat: “kërkojmë punëtor” apo “punëtorë” në gjithë vendin, janë dëshmi e qartë se vitet që po vijnë, do të jenë edhe më të vështira në gjetjen e punëtorëve.