Fundamenti

Kosova s’ka nevojë për avionë luftarakë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bejtush Gashi ka vetëm disa javë që e ka marrë detyrën e njërit nga tre zv/ministrat që ka Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në intervistë për gazetën Tribuna, Gashi thotë se vendimi i muajit korrik i Këshillit Veri-Atlantik sipas të cilit FSK-ja i ka përmbushur kapacitetet e veta operative, i ka ndihmuar shumë këtij institucioni.

Megjithatë, ai konsideron se FSK-ja ka nevojë vetëm për helikopterë , por jo edhe për avionë luftarakë. Sipas tij, as Shqipëria s’ka të tillë pasi tash për sigurinë kujdeset NATO-ja. Forca e Sigurisë së Kosovës, siç ka thënë ai, do të evoluohet. Ky evoluim nënkupton edhe rritjen e numrit të pjesëtarëve të FSK-së në raport me kërkesat që mjedisi i sigurisë ka.

Uji Dea

Mirëpo, i gjithë ky proces, sipas tij, e ka edhe koston e vet financiare. Gashi ka sqaruar se FSK-ja do t’i marr gradualisht një pjesë të kompetencave që aktualisht i ka KFOR-i… (Tribuna).