FITORJA

Kosova s’ka më “Artistë të merituar”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë- Personalitetet si bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, aktori Hadi Shehu, muzikologu Engjëll Berisha e balerini Ahmet Brahimaj, do të mbesin të vetmit artistë që u është ndarë medalja “Artist i merituar”.

Një rregullore e re e nxjerrë nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka hequr nga lista e dekoratave medaljen që sipas rregullores së hartuar nga presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, u jepet “personaliteteve të artit, të kulturës, për kontributin që kanë dhënë dhe japin në fushat përkatëse”.

Për artistët të cilët janë nderuar nga Presidenca me këtë medalje dhe për artistë të tjerë, mosdhënia e medaljes “Artist i merituar” është një mungesë e çmuarjes së artistëve nga ana e shtetit.

Asnjë nga artistët nuk e ka ditur se presidentja e vendit ka vendosur të mos e ndajë medaljen “Artist i merituar”, ani pse rregullorja ishte miratuar qysh në vitin e kaluar dhe, përpos kësaj medaljeje, është hequr edhe dekorata “Qytetar nderi i Kosovës”. Fillimisht ajo ishte ndryshuar me datë në maj të vitit të kaluar.

FIDANISHTJA

Mandej në shtator, kurse për herë të tretë, në janar të këtij viti, duke lënë vetëm 12 dekorata në vend të 25 sa ishin në kohën e Rugovës.

Në kabinetin e Presidentes së Kosovës, kanë thënë se medalja “Artist i merituar” është zëvendësuar me një tjetër medalje që mban titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” që përfshin dhënien e medaljes “personave që me punën e tyre kanë kontribuuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri dhe shërbim civil”. Në rregulloren e hartuar në kohën e Rugovës, medalja u “jepej personaliteteve të artit, të kulturës, për kontributin që kanë dhënë dhe japin në fushat përkatëse”.

“Me rregulloren e re për medaljet është bërë kategorizimi i fushëveprimtarisë, duke ridefinuar disa nga kategoritë. Medalja Presidenciale e Meritave përfshin edhe veprimtarinë artistike, kulturore e arsimore”, ka thënë Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Jahjaga.

Për këngëtaren Nexhmije Pagarusha, mosdhënia e kësaj medaljeje është e pakuptueshme, duke pasur parasysh se ajo nuk ka pasur ndonjë çmim në të holla.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.