FITORJA

Kosova s’ka fuqi ta refuzojë tribunalin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LDK-së, Haki Demolli, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë fuqi për ta refuzuar tribunalin për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

“Nuk besoj se Kosova ka fuqi për ta refuzuar këtë institucion”, ka thënë Demolli në një intervistë për “Epokën e re”, duke vlerësuar se, po sikur sistemi i drejtësisë të ishte më efikas në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar atëherë sigurisht se bashkësia ndërkombëtare do t’i besonte Kosovës t’i gjykonte edhe krimet e pretenduara të luftës.

Demolli ka thënë se nuk e di nëse ky tribunal do ta ketë selinë në Kosovë apo jashtë saj, por ka thënë se kjo mbetet të përcaktohet pas diskutimeve që pritet të ndodhin në Kuvendin e Kosovës. “Ka raste në praktikën ndërkombëtare, siç është Sierra Leone, ku është themeluar një tribunal i tillë, i cili ka tri seli, në Freetoën, Hagë dhe Nju Jork. Prandaj mund të ketë një praktikë të tillë, që selia të jetë në tre vende apo diku jashtë Kosovës”, ka thënë Demolli.

Fundamenti

Ai ka thënë se nuk pret që ky tribunal të funksionalizohet brenda këtij viti. “Nuk pres që ky institucion ose ky tribunal të funksionalizohet në këtë vit, por sigurisht pas një periudhe një ose dyvjeçare”, ka thënë Demolli. Edhe pse 2014-a është vit elektoral, Demolli ka thënë se ky tribunal do t’i dëmtonte individët, por jo edhe partitë politike.

“Nuk besoj se do t’i godasë partitë politike, por individët e caktuar po”, ka thënë Demolli.
Duke folur rreth pasojave për Kosovën në rast se do të themelohet ky tribunal, nëse do të dëmtohet imazhi i Kosovës, Demolli ka thënë se imazhin e Kosovës e kanë dëmtuar politikanët.

“Imazhin e Kosovës e ka dëmtuar politika jonë dhe politikanët tanë të cilët janë mbi ligjin. Ata fare nuk e njohin sistemin gjyqësor, aq më pak ligjin. Një numër i tyre brenda natës janë bërë milionerë, ndonëse të ardhurat e tyre personale nuk mund ta arsyetojnë një rritje të tillë”, është shprehur Demolli. /Epoka e re/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.