United Hospital

Kosova siguron tekstet shkollore për nxënësit e Luginës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës vitin shkollor 2015-2016 do ta fillojnë me tekste shqip që do të dërgohen nga Republika e Kosovës.Për këtë gjë janë zotuar drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Pesë mijë tekste shkollore në gjuhën shqipe, të dërguara nga Kosova ende po mbahen të konfiskuara nga Policia e Serbisë tash e disa vjet, shkruan ‘Epoka e Re’.

Këshilltari ministrit Arsim Bajrami, Azem Guri ka thënë se MASHT-i e ka proceduar kërkesën për tekstet shkollore të Luginës së Preshevës. Ndërkohë, mungesa e teksteve shkollore dhe moslejimi i përdorimit i teksteve nga Kosova paraqesin problem serioz për nxënësit e të gjitha niveleve në Luginë të Preshevës.

Mobi Casa

Guri ka bërë me dije se kërkesat kanë qenë për tekstet bazike si Abetarja dhe Libri i leximit.

“Sipas planit dinamik të MASHT-it, konsiderojmë se viti shkollor 2015-2016 Luginën e Preshevës do ta gjejë me tekste. Nuk mund të flas me shifra se sa ka qenë kërkesa, por ne do ta përmbushim këtë kërkesë”, ka thënë Guri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.