ARKATANA

Kosova siguron 100 milionë euro nga FMN-ja

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Miratimi i rishikimit i mundëson Kosovës qasje në 100 milionë euro shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka miratuar rishikimin e dytë dhe të tretë të programit (Stand-By Arrangement) SBA me Kosovën.

Kjo është bërë e ditur nga komunikata e lëshuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Miratimi i rishikimit i mundëson Kosovës qasje në 100 milionë euro shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

ARKATANA

Me këto 100 milionë euro, do të arrihet disbursimi i rreth 172 milionë eurove bazuar në marrëveshjen Stand By me FMN-në.

Me miratimin e dy rishikimeve, Bordi i FMN-së e ka miratuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të zgjatur marrëveshjen aktuale Stand By deri me 4 gusht 2017 për të lehtësuar vazhdimin e reformave dhe për të lejuar kohë të mjaftueshme për vazhdimin e reformave strukturore.

Për miratimin e dy rishikimeve, do të mbajnë një konferencë për media ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë Ruud Vermeulen. /Kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.