FIDANISHTJA

Kosova si laborator eksperimental

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sadri Ramabaja & Adlum Ramadani – Republika e Kosovës me aktin më të lartë juridik, konsiderohet shtet i pavarur, sovran dhe i pandashëm. Për fat të keq, kjo frymë e kushtetutës nuk përputhet me realitetin. Nëse do ta shikonim funksionimin e Shtetit mbi parimet e ndarjes së kontrollit të ndërsjelltë të pushteteve, siç e kishte koncipuar Monteskjeu në librin e tij “Fryma e ligjeve”, Republika jonë tutje mbetet e brishtë.

Rendi juridik apo normat juridike rregullojnë sjelljet e njerëzve brenda një komuniteti apo një vendi të caktuar. Ndër të tjera normat juridike janë pasqyrë e vullnetit politik dhe rendit demokratik edhe e rendit shoqëror i detyrueshëm për sjelljen e njerëzve të sanksionuara nga shteti dhe mbrojtur nga aparati shtetëror për dhunë. Për të cilin është ngritur një shtet.

Një shtet ideal dhe për të pasur funksion të plotë,duhet t’i respektoj, por edhe t’i ushtrojë këto norma juridike, duke bërë që të gjithë qytetarët e tij, shtetasit, të ndihen të barabartë para ligjit, pa pasur ndikim pozita e individit i cili gjykohet.

Rendi juridik, që duhet të funksionoj në kuadër të aparatit shtetëror, dhe të garantoj barazinë e plotë ndaj qytetarëve, duhet t’i ruaj kompetencat, por njëkohësisht t’i zbatoj ato, në mënyrë që të funksionoj shteti i së drejtës, i cili do i siguronte çdo qytetari të drejtën e lirë dhe të barabartë me gjithë të tjerët.

Juristi i famshëm austriak, Hans Kelzen do të thoshte, shteti ka dy funksione themelore: krijimin e së drejtës dhe zbatimin e së drejtës.

Kosova, duke u trajtuar edhe nga qendra të vendosjes politike si rast eksperimental, është duke u sfiduar në krijimin e së drejtës dhe zbatimin e saj, respektivisht në gjakimin për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo po ndodhë, jo pse nuk ka rend juridik, sistem juridik, por meqë normat juridike përkrah funksionimit të tyre, favorizohen kundruall subjekteve politike të cilat luajnë një rol dominant në aspektin ekzekutiv të gjykatave. Kjo, tashmë duket qartë se nuk është e rastësishme.

Në këtë kuadër, për ta argumentuar këtë tezë, ia vlen të hedhim dritë mbi historikun dhe mënyrën e ngritjes së sistemit juridik në Kosovën e pasluftës. Administrata e UNMIK-ut duke qenë tejet e interesuar që të mbetet për kohë të gjatë në Kosovë, segmente të saj me orientim politik të hapur proserb, kishin bërë çmos që në Gjyqësorin e Kosovës të rikthehen pothuajse të gjithë lojalistët e pushtetit të Milosheviqit.

Nëse do t’i hidhni edhe sot një sy konkurseve të publikuara në atë kohë, nga të gjithë gjyqtarët që po sistemoheshin në sistemin e gjyqësorit nga poshtë -lartë, deri tek Gjykata Kushtetuese, administrata e UNMIK-ut kërkonte përvojë pune prej 3 deri në 10 vjet!

Nëse kishte ca idealistë që kishin përfunduar studimet e jurispodencës jashtë, në universitetet më prestigjioze të Evropës, përmes konkursit. Këto segmente të UNMIK-ut, ia pamundësonin që në start garën lojale të konkurimit, meqë përballë tyre fitonin madje edhe gjykatës që kishin shqiptuar me qindra vite burg atdhetarëve më të devotshëm, që nga brezi i korifenjëve të ilegales shqiptare si Metush Krasniqit, Adem Demaçi e tutje deri te brezi që ishin angazhuar në radhët e UÇK-së, por që ishin marrë peng lufte, si ishte rasti me Albin Kurtin, Nait Hasanin etj.

Ndërkaq fakti që sot në gjykatat tona themelor, por edhe në ato të lartat, gjenden me qindra dosje të pa përpunuara, flet dhe dëshmon se këto segmente të gjyqësorit vazhdojnë të jenë peng i së kaluarës së tyre, por edhe i koketimit të paprincip me politikën dhe krimin.

Në këtë mënyrë gjyqësori ynë, si segmenti më fragjil i pushtetit, pjesë e dogmës juridike të pakontestueshme që ka të bëjë me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, i ka hedhur hije të keqe ngrehinës së Shtetit, duke imponuar te opinioni i brendshëm dhe ai i jashtëm, se përballë ligjit, këtu i forti mbetet i pandëshkuar, ndërkaq ligji si i tillë, në instancë të fundit mbetet vetëm akt politik i miratuar në letër.

Hidromorava

Për rrjedhojë, edhe akti më i lartë i një shteti, i cili garanton të drejtat dhe liritë themelore të qytetarit dhe që rregullon bazat e sistemit politik, juridik dhe shoqëror në tërësi – Kushtetuta – nuk është gjë tjetër pos një dokument pothuajse i pavlerë! Madje, për më keq, përmes saj, nuk është arritur as të definohet qartë pavarësia dhe sovraniteti i shtetit, meqë ajo, pra pavarësia, i nënshtrohet të ashtuquajturës Pako ligjore të Ahtisarit!

Fryma e kushtetutës, sidomos me veprimet në rrafshin e së drejtës ndërkombëtare, përmes marrëveshjes së 19 prillit të viti që lamë pas, por edhe tashti me imponimin e pritshëm të Tribunalit Ndërkombëtar kundër UÇK, po cenohet katërcipërisht.

Neni 103 paragrafi i 7 i Kushtetutës se Kosovës taksativisht thotë: “Gjykata te specializuara mund te themelohen me ligj kur kjo te jete e nevojshme, por ne asnjë mënyrë nuk mund te themelohen gjykata te jashtëzakonshme”. Se a është nevojë e brendshme krijimi i një Gjykate të kësaj natyre, apo është produkt i një agjende antishqiptare që po i imponohet Kosovës, tashmë është e qartë.

Me këto veprime subverzive, sovrani tashmë nuk mund të thuhet se është subjekt i së drejtës. Përkundrazi, atij në rrafshin teorik i është garantuar e drejta për të vendosur për mënyrën e qeverisjes, por jo edhe e drejta për angazhim në ruajtjen e integritetit territorial të Republikë. Kjo koherencë pikëpamjesh ka cenuar rëndë sovranitetin e Republikës. Ndërkaq përmes imponimit të një klase të papërgjegjshme politike, Republika gjithnjë e më shumë po bëhet jofunksionale.

Për pasojë, shkelja mbi parimet bazë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, ka cenuar dhe po cenon rënd rendin juridik, po rrezikon funksionalitetin e Shtetit dhe perspektivën e tij.

Republika e Kosovës me aktin më të lartë juridik, konsiderohet shtet i pavarur, sovran dhe i pandashëm. Për fat të keq, kjo frymë e kushtetutës nuk përputhet me realitetin. Nëse do ta shikonim funksionimin e Shtetit mbi parimet e ndarjes së kontrollit të ndërsjelltë të pushteteve, siç e kishte koncipuar Monteskjeu në librin e tij “Fryma e ligjeve”, Republika jonë tutje mbetet e brishtë edhe për faktin se vazhdon të mbetet objekt eksperimental.

Për fat të keq, edhe misioni më i madh në gjithë historinë e UE-së – EULEX-i, në vend se të ishte mbështetës në procesin e ngritjes së sistemit gjyqësor, duket se ka shërbyer si mekanizëm frenues. Tutje gjykatat tona, edhe ato themeloret, vazhdojnë të jenë të varura nga misioni i EULEX-it për të garantuar dhe imponuar drejtësi, paqë dhe stabilitet. Ndërkaq përgjegjës për dështim në këtë mision mbeten vetëm institucionet e brendshme!

Si rezultat i veprimit seleksionues, sidomos në veri të Republikës, sovraniteti territorial vazhdon të cenohet nga segmente të organizuara nga Beogradi zyrtar, të cilët nuk e fshehin se dëshirojnë ta kenë nën kontroll të plotë një pjesë të Kosovës, si fazë e imponimit të rishikimit të kufijve të republikës. Me marrëveshjen e 19 prillit 2013 dhe me ligjin për amnistinë, këto grupe kriminale, politika dhe drejtësia, jo vetëm që i amnistuan, por njëkohësisht edhe i legjitimuan. Ndërkaq përmes realizimit faktik të Bashkësisë së komunave serbe u cenua rëndë edhe fryma e kushtetutës, pjesa që garantonte unitetin e Republikës.

Injoranca politike që shprehet tek një pjesë e mirë e shoqërisë, influencon gjithashtu në zgjedhjen e gabuar të udhëheqësve politik. Dija dhe kultura politike, qoftë edhe ajo elementare, madje edhe në shtresën e rinisë studentore, lë shumë për të dëshiruar. Është më se shqetësues fakti se sa i lartë është numri i atyre që nuk dinë të bëjnë dallimin mes krahut të majtë dhe të djathtë politikë, t’i shprehin parimet bazë mbi të cilat profilohen partitë politike. Madje, as vet subjektet politike, deri vonë nuk mbanin ndonjë qëndrim të hapur për opinionin lidhur me atë se cilit krah i takojnë, duke ndikuar kështu në rritjen e ndjeshmërisë politik. Nuk është krejt e rastësishme që zgjedhjet e vitit 2010 kishin prodhuar legjislaturën më të dobët në këto vitet e pasluftës.

Duket se në këtë rrafsh profilimi i partive ka mbetur politikë ditore, natyrisht duke përjashtuar në këtë kuadër VV, që përmes Programit politik, por edhe më qartë përmes Alternativës qeverisëse, është përcaktuar si formacion politik i spektrit progresiv, pjesë e së majtës moderne evropiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.