UBT

Kosova shtrëngon masat, kthen në kufi dhjetëra shqiptarë të pavaksinuar dhe pa test

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për shkak të situatës së Covid-9 në Kosovë, të cilat do të qëndrojnë deri më 13 shtator.

Dhjetëra shtetas të Shqipërisë janë kthyer nga pala kosovare, pasi nuk kishin test dhe certifikatë vaksinimi, ndërkohë që në Morinë ka një fluks të hyrjeve të kosovarëve për në Shqipëri pa dëshminë e asnjë dokumenti.

Sipas masave të reja të gjithë personat e pavaksinuar që do të hyjnë në Kosovë edhe përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigjen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë. Por, testi nuk do të jetë i nevojshëm në rast se qytetari ka dëshmi të vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

Hidromorava

Të njëjtat masa vlejnë edhe për shtetasit e Shqipërisë, që duan të futen në Kosovë. Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën bilancin më tragjik, 36 viktima nga koronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tha se 19 viktima ishin femra, ndërsa 17 meshkuj, nga 20 deri në 80 vjeç. Qeveria e Kosovës vendosi rikthimin e orës policore, ndërsa hapja e shkollave e programuar në 1 shtator, u shty me dy javë. /A2CNN

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.