Fundamenti

Kosova shënon rritje në eksport-import me vendet e BE-së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2019.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 0.1% në muajin shtator 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 257.3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 257.1 milionë Euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 13.0%.

Eksporti i mallrave në muajin shtator 2019 kishte vlerën 38.4 milionë euro, ndërsa importi 295.7 milionë euro, që është një rritje prej 4.7% për eksport, dhe një rritje prej 0.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 35.9% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 12.1% e përbëjnë produktet minerale; 9.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.1% e përbëjnë produktet bimore; 5.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.6% e përbëjnë produktet minerale; 11.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 12.8 milionë euro, ose rreth 33.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 25.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.3%), Holanda (4.2%), Danimarka (3.9%), Italia (3.8%), Britania e Madhe (3.6%), etj.

Uji Dea

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 142.3 milionë euro, ose 48.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14.7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.2%), Italia (6.5%), Greqia (5.2%), Sllovenia (3.9%), Bullgaria (3.3%), etj.

Në muajin shtator 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 16.0 milionë euro, ose 41.8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6.3%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (18.0%), Maqedonia (10.3%), Serbia (6.7%), Mali i Zi (4.8%).

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2019, arritën në 42.5 milionë euro, ose 14.4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-48.2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.9%), Shqipëria (6.2%), dhe Serbia (0.2 %).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 9.4 milionë euro, ose 24.7%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (12.4%) dhe Zvicra (7.0%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 110.8 milionë euro, ose 37.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.7%) dhe Kina (8.8%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin shtator 2019 klikoni këtu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.