KKVITI

Kosova shënon ditën e Evropës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Me aktivitete të ndryshme në Kosovë sot shënohet Dita e Evropës. Përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare i kanë uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi uruan qytetarët e Kosovës, me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës.

Jahjaga ka thënë se 9 maji Kosovën e gjen të bashkuar rreth vlerave dhe vizionit të integrimit në BE. Sipas saj, integrimi i Kosovës në BE varet nga angazhimi i të gjithëve. “Integrimi në BE varet prej nesh, prej institucioneve dhe qytetarëve, prej vullnetit dhe angazhimit tonë për të dëshmuar se jemi pjesë e Evropës dhe vlerave të saj.

Mobi Casa

Kurse kryeministri Thaçi, ka shprehur mirënjohjen ndaj shteteve të Bashkimit Evropian që, sipas tij, kontribuuan në të gjitha format për përkrahjen, mbrojtjen, çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës si në të kaluarën e afërt, ashtu dhe në ditët e sotme.

Kjo ditë, e cila edhe në Kosovë shënohet zyrtarisht, simbolizon lindjen e Evropës së bashkuar, krijimin e paqes dhe miqësisë midis kombeve të kontinentit, thuhet në mesazhet e presidentes dhe kryeministrit.(koha)